Përditësimet e softuerit duke përdorur kompjuterin tuaj personal (PC)
Përditësimet e softuerit mund të përfshijnë veçori të reja dhe funksione të
përmirësuara, të cilat nuk ishin të disponueshme në kohën e blerjes së pajisjes suaj.
Përditësimi i softuerit mund të përmirësojë edhe funksionimin e pajisjes.
Përditësuesi i softuerit të Nokia-s është një aplikim për PC, që ju mundëson përditësimin
e softuerit të pajisjes suaj. Për të përditësuar softuerin e pajisjes suaj, ju nevojitet një
PC i përputhshëm, e drejta e hyrjes në internet me bandë të gjerë dhe një kabllo USB e
përputhshme të dhënash, për të lidhur pajisjen tuaj me PC-në.
Për të marrë më shumë informacion, për të parë shënimet e qarkullimit për versionin
më të fundit të softuerit dhe për të shkarkuar aplikimin e Përditësuesit të softuerit të
Nokia-s, shikoni www.nokia.com/softwareupdate ose sajtin në web të Nokia-s për
vendin tuaj.
Për të përditësuar softuerin e pajisjes, bëni si më poshtë:
1 Shkarkojeni dhe instalojeni në PC-në tuaj aplikimin Përditësuesi i softuerit të Nokia-
s.
2 Lidheni pajisjen tuaj me PC-në duke përdorur një kabllo USB të dhënash dhe hapni
aplikimin Përditësuesi i softuerit të Nokia-s. Aplikimi Përditësuesi i softuerit të
Nokia-s ju udhëzon të bëni kopje rezervë të skedarëve tuaj, të përditësoni softuerin
dhe të riktheni skedarët tuaj.
Informacion i përgjithshëm 11