Hartat dhe GPS-ja
Pajisja juaj nuk ka antenë të brendshme për GPS-në. Për të pëdprur aplikimet që
kërkojnë një lidhje me GPS-në, përdorni një marrës GPS të jashtëm, të përputhshëm
(pajisja ndihmëse shitet veçan). Parëzojeni marrësin GPS me pajisjen tuaj duke përdorur
teknologjinë Bluetooth pa kabllo. Për më shumë informacion, shikoni udhëzuesin e
përdorimit të marrësit GPS.
Ju mund të përdorni Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) për të mbështetur aplikacionin
Hartat. Gjeni vendndodhjen tuaj ose matni distanca dhe koordinatat e terrenit.
Pas parëzimit të pajisjes suaj me një marrës GPS të jashtëm, pajisjes i duhen disa minuta
që të shfaqë vendndodhjen aktuale.
Sistemi Botëror i Pozicionimit (GPS) përdoret nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila
është përgjegjëse vetëm për saktësinë dhe mirëmbajtjen e tij. Saktësia e të dhënave të
vendndodhjes, mund të ndikohet nga riparimet në satelitet GPS të kryera nga qeveria
e SHBA-së dhe i nënshtrohet ndryshimeve të politikës civile të GPS-së të Departamentit
të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Planit të Radionavigimit Federal. Saktësia mund të ndikohet
dhe nga gjeometria e keqe e satelitit. Cilësia dhe disponueshmëria e sinjaleve GPS mund
të ndikohen nga vendndodhja juaj, ndërtesat, pengesat natyrore dhe nga kushtet e
motit. Sinjalet GPS mund të mos disponohen brenda ndërtesave ose nën tokë dhe mund
të dobësohen nga materiale të tilla si betoni dhe metali.
Hartat 29
GPS-ja nuk duhet të përdoret për matje ekzakte të vendodhjes dhe ju asnjëherë nuk
duhet të mbështeteni vetëm në të dhënat për vendndodhjen që merren nga marrësi
GPS dhe nga rrjetet celulare të radiove për pozicionimin ose lundrimin.