
Hartat
Ju mund të shfletoni hartat e qyteteve dhe shteteve të ndryshme, të kërkoni adresat
dhe pikat që ju interesojnë, të planifikoni rrugën për të shkuar nga një vendndodhje në
një tjetër, të ruani vendndodhjet si pika referimi dhe t'i dërgoni ato në pajisje të
përputhshme.
Pothuajse e gjithë hartografia dixhitale është deri në një farë mase jo e saktë dhe jo e
plotë. Mos u mbështesni asnjëherë vetëm në hartografinë që shkarkuat për përdorim
në këtë pajisje.
Shënim: Shkarkimi i përmbajtjes së tillë si hartat, imazhet satelitore, skedat zanore,
udhëzimet ose informacioni për trafikun, mund të kërkojë transmetimin e sasive të
mëdha të të dhënave (shërbimi i rrjetit).
Përmbajtja e tillë si imazhet satelitore, udhëzimet, informacioni për motin dhe trafikun
dhe shërbimet lidhur me to, janë krijuar nga palë të treta të pavarura nga Nokia.
Përmbajtja mund të jetë deri diku e pasaktë dhe e paplotë dhe varet nga disponimi.
Asnjëherë mos u mbështetni vetëm në përmbajtjen e lartpërmendur si dhe në shërbimet
lidhur me të.
Për të përdorur aplikimin Hartat, zgjidhni Meny > Hartat dhe nga opsionet e
disponueshme.