Nokia 2730 classic - Galeria

background image

Galeria

Telefoni juaj mbështet një sistem dixhital të menaxhimit të të drejtave (DRM) për të

mbrojtur përmbajtjen e marrë. Kontrolloni gjithmonë kushtet e dërgimit të çdo

përmbajtjeje dhe çelësin e aktivizimit përpara se t'i merrni ato, sepse mund t'i

nënshtrohen një tarife.
Menaxhimi dixhital i të drejtave
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit

dixhital të të drejtave (DRM) për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë

dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme programesh DRM, për

të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në

përmbajtjen e mbrojtur me WMDRM 10, OMA DRM 1.0, OMA DRM 1.0 bllokim i

parakohshëm dhe OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë

përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e

tillë e programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi

mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është tashmë

në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e

përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që

nuk mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur nga menaxhimi dixhital i të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar

me një çelës aktivizimi, i cili përcakton të drejtat tuaja për të përdorur përmbajtjen.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të

çelësave të aktivizimit dhe të përmbajtjes, përdorni funksionin për kopjet rezervë të

Nokia PC Suite.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, çelësat e aktivizimit së bashku

me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni

Menyja e operatorit 23

background image

gjithashtu çelësat e aktivizimit dhe përmbajtjen, nëse prishen skedat që ndodhen në

pajisjen tuaj. Humbja e çelësave të aktivizimit ose e përmbajtjes, mund të kufizojë

aftësinë tuaj për ta përdorur përsëri të njëjtën përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më tepër

informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Shikimi i përmbajtjeve në Galeri

Zgjidhni

Meny

>

Galeria

.