Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni telefonin tuaj duke përdorur valë radioje me
një pajisje të përputhshme Bluetooth brenda 10 metrave (32 këmbëve).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2.0 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: generic access, hands-free, headset, object push, file transfer, dial-up
networking, serial port, SIM access, generic object exchange, advanced audio
distribution, audio video remote control dhe generic audio video distribution . Për të
siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të tjera që mbështesin teknologjinë
Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara nga Nokia për këtë model. Pyesni
fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe
shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
Bluetooth
dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:
1 Zgjidhni
Emri i telefonit tim
dhe fusni një emër për telefonin tuaj.
2 Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni
Bluetooth
>
Aktiv
. tregon që
Bluetooth është aktiv.
3 Për ta lidhur telefonin tuaj me një pajisje ndihmëse audio, zgjidhni
Kërko paj.
audio
dhe pajisjen me të cilën doni të lidheni.
4 Për ta çiftuar telefonin tuaj me ndonjë pajisje Bluetooth përreth, zgjidhni
Pajisje
të çiftuara
>
Shto pajisje të re
.
Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni
Shto
.
Fusni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në telefonin tuaj dhe lejoni lidhjen në
pajisjen tjetër Bluetooth.
Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, çaktivizoni funksionin Bluetooth ose vendoseni
Dukshm. e tel. tim
në
I fshehur
. Pranoni komunikim me Bluetooth vetëm nga ata të
cilëve u besoni.
Lidhja e PC-së me internetin
Përdorni teknologjinë Bluetooth për ta lidhur me internetin PC-në tuaj të përputhshme
pa softuerin PC Suite. Telefoni juaj duhet të ketë aktivizuar një furnizues shërbimi që
mbështet hyrjen në internet dhe PC-ja juaj duhet të mbështesë rrjetin e zonës personale
Bluetooth (PAN). Pasi të jetë lidhur me shërbimin e pikës së hyrjes në rrjet (NAP) të
telefonit dhe të jetë lidhur me PC-në tuaj, telefoni juaj hap automatikisht një lidhje të
të dhënave të paketës me internetin.